SHBA vë në listën e zezë Vulin, Kurti: Prova që kërcënimi i paqes vjen nga nivele të larta të shtetit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Thesarit Amerikan për të sanksionuar Aleksandër Vulin, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë. Sipas Kurtit, kërcënimi për paqen dhe destabilitetin në rajon vjen nga nivele të larta të shtetit serb.
“Thesari Amerikan sanksionoi Aleksandar Vulin, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe Mbrojtjes, për “marrëveshjet korruptive që lehtësojnë aktivitetet malinje ruse në Serbi dhe rajon”, duke dëshmuar kërcënimin e paraqitur për paqen dhe sigurinë në nivelet e larta të shtetit serb.”, shkruan Kurti.


