Përfshihet nga flakët shtëpia në Librazhd, zjarri rrezikon dhe banesat ngjitur
Lajmifundit
/
11 Korrik 2023, 21:50
Aktualitet

Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët në Njësinë Administrative Hotolisht i Bashkisë Librazhd.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në çatinë e banesës që është në pronësi të Sami Çotës, për arsyeje që nuk dihen ende, ndërsa më pas flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar disa banesa që ndodheshin aty pranë.

Zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shpëtuar edhe shtëpitë e tjera që kërcënoheshin nga flakët.


