Qytetarë nga Kosova në protestë, Haradinaj: Më vjen turp që shoh bashkëkombas në bulevard në Tiranë!

Kosovë&Rajon

Qytetarë nga Kosova në protestë, Haradinaj: Më vjen turp

Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me protestat që po mbahen prej tre javësh në Tiranë. Në një intervistë për Pressing T7 tha se i vjen turp që qytetarë nga Kosova shkojnë në protesta.

“Po më vjen marre që i shoh bashkëombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do kisha shkuar dhe do t’u kisha thënë njerëzve përmbahuni” është shprehur ai.

Në protestën e bulevardit në Tiranë nuk kanë munguar protestues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ata fillimisht u shfaqën si diaspora shqiptarë, ndërsa sipas vetë qëndrimeve të politikanëve të ndryshëm në Prishtinë dhe Shkup, ata janë të organizuar nga Vetëvendosja dhe simotra e saj VLEN.

ME TE LEXUARAT