Publikohet pasuria e familjes Rama për vitin 2025, rreth 110 mijë euro të ardhura jashtë pagës së kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për vitin 2025 rreth 110 mijë euro të ardhura nga burime të tjera, përveç pagës që merr si kreu i qeverisë. Në pjesën publike të deklaratës vjetore të pasurisë nuk jepet burimi i këtyre të ardhurave, të cilat arrijnë në 10,904,091.27 lekë, por me gjasë këto të ardhura, kanë si burim shitjen e veprave të tij artistike, piktura apo skulptura në disa ekspozita të hapura jashtë vendit. Ndërkohë paga e deklaruar është 3,402,084 lekë. Gjatë vitit, llogaria e tij bankare është shtuar me 349,544.65 lekë.
Edi Rama
Llogari Bankare, shtuar me: +349,544.65 ALL
Të ardhura nga paga: 3,402,084.00 ALL
Të ardhura të tjera: 10,904,091.27
Në deklaratën e pasurisë, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, raporton 6,699,149 lekë të ardhura nga punësimi, ekspertiza dhe qiradhënia. Ajo ka vijuar edhe shlyerjen e dy kredive bankare, duke paguar 338,700.53 lekë për njërën dhe 23,223.72 euro për tjetrën. Pas pagesave, detyrimet e mbetura janë 4,748,969.62 lekë dhe 173,766.43 euro. Po ashtu, apartamenti 118 metra katrorë figuron me vlerë 19,296,477.28 lekë pas rivlerësimit. Ndërkohë, gjendja cash është pakësuar me 10 mijë lekë dhe llogaria bankare me 1,964,873.74 lekë.
Linda Rama:
Pasuri e paluajtshme (sip. 118 m2), pas rivlerësimit: 19,296,477.28 ALL
Cash, pakësuar me: -10.000 ALL
Llogari bankare, pakësuar me -1,964,873.74
Të ardhura nga paga: 6,699,149.00 ALL
Kredi bankare
Paguar: 338,700.53 ALL
Për t’u shlyer: 4,748,969.62 ALL
Kredi bankare
Paguar: 23,223.72 EUR
Për t’u shlyer: 173,766.43 EUR
Edhe djali i kryeministrit, Gregor Rama, ka deklaruar ndryshime në pasurinë e tij. Llogaritë bankare janë shtuar me 8,297.42 euro dhe 108,638.75 lekë, ndërsa fondi i investimit është pakësuar me 16,445.32 euro. Ai deklaron gjithashtu 1,083,258 lekë të ardhura nga burime të tjera, ndërsa gjendja cash është ulur me 2,500 euro.
Gregor Rama:
Cash, pakësuar me: -2.500.00 EUR
Llogari bankare, shtuar me +8,297.42 EUR
Llogari bankare, shtuar me +108,638.75 ALL
Fonde investimi, pakësuar me -16,445.32 EUR
Të ardhura të tjera: 1,083,258.00 ALL


