Qeveria e Kosovës do shkatërrojë 133 vaksina AstraZeneca

Kosovë&Rajon

Qeveria e Kosovës do shkatërrojë 133 vaksina AstraZeneca

Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca, pasi kanë skaduar. Reuters shkruan se vaksinat që do shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia, ku data e skadimit ishte 31 gushti.

Reuters shkruan se vendimi për shkatërrimin e vaksinave shkaktoi shumë kritika, ku disa njerëz edhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë.

“Mosgatishmëria për të marrë vaksina, vështirësitë teknike gjatë përpjekjes për të bërë një termin në internet dhe propaganda për dëmet nga vaksinat e kishin vënë Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, me 15.7.

Në shtatë ditët e kaluara 157 njerëz vdiqën në Kosovë nga infeksioni koronavirus, dhe më shumë se 12 mijë raste të reja u regjistruan në mesin e 1.8 milion qyetaarëve të këtij vendi”.

Rastet e reja i atribuoheshin tubimeve të tilla si dasmat dhe heqja e plotë e kufizimeve. Duke filluar nga kjo javë, janë vendosur kufizime të reja, përfshirë orë policore nga ora 22:00. deri në 5 të mëngjesit.

Qeveria e Kosovës do shkatërrojë 133 vaksina AstraZeneca

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se shumë njerëz refuzuan të marrin vaksinën AstraZeneca pas “dezinformatave” se vaksinat tashmë kanë skaduar, gjë që i bëri njerëzit të qëndrojnë larg tyre.

Në Kosovë njerëzit mund të zgjedhin midis vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/BionTech. Por për shkak të disa raporteve mbi vaksinat AstraZeneca, njerëzit kryesisht kanë zgjedhur Pfizer/BionTech (PFE.N), (22UAy.DE)”, ka shtuar Reuters.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion