Marrëveshja Kosovë- Serbi para 1 viti në SHBA, DASH bën thirrjen e rëndësishme

SHBA mbështet dialogun Kosovë- Serbi, duek bërë thirrje të herë pas hershme që kjo çështje nuk duhet të zgjatet më. Në kuadër të kësaj situate, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për respektimin e marrëveshjes mes dy vendve, të nënshkruar një vit më parë në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne jemi duke vazhduar punën me Kosovë dhe Serbinë për zbatimin e angazhimeve që kanë marrë në mbështetje të qëllimit për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për ta mbështetur punën drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, me bazë njohjen reciproke e cila vendos themelet për bashkëpunim dhe mirëqenie afatgjatë.
Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe nxisim palët që të riangazhohen në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të trajtuar çështje politike dhe teknike.
Shpresojmë që partnerët tanë do të respektojnë me mirëbesim angazhimet e marra në Uashington vitin e kaluar. Prandaj ne inkurajojmë të dyja palët për të prioritizuar përpjekjet për të ndërtuar besim politike përmes pjesëmarrjen serioze dhe të domosdoshme në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE.

Ne gjithashtu nxisim Kosovën dhe Serbinë që ta rrisin bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, sikurse rimëkëmbja lidhur me pandeminë dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Në mënyrë që të mbështetet dhe të ketë suksese dialogu dhe përpjekjet tjera, në inkurajojmë të dyja palët që të ruajnë moratoriumet e tyre në çështjen e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike”, është shprehur Zëdhënësi i DASH, Ned Rice.


