Qëllohet me bojë të kuqe godina e qeverisë në Kosovë, arrestohen disa politikanë

Kosovë&Rajon

Qëllohet me bojë të kuqe godina e qeverisë në

Një ditë pas përplasjeve në Kuvend, në Kosovë ka sërish trazira. Mediet kosovare raportojnë se Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të qeverisë.

Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të godinës së qeverisë, si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi, ka konfirmuar për mediet kosovare se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë.

“Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qendrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”, ka thënë ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion