Atentat mafioz në ishullin plot me shqiptarë, ekzekutohet biznesmeni i njohur grek

Bota

Atentat mafioz në ishullin plot me shqiptarë, ekzekutohet biznesmeni i

Një atentat mafioz ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në ishullin Zakyntos të Greqisë ku mbeti i vrarë biznesmeni i njohur Dionysis Korfiati.

Ky i fundit i kishte shpëtuar edhe më parë një atentati të ngjashëm. Biznesmeni 54-vjeçar u qëllua nga një person teksa ishte future në një zyrë kontabiliteti në qytet.

Breshëria e plumbave nga jashtë zyrës nuk i la atij asnjë mundësi shpëtimi, ndërsa mediat greke raportojnë për një person të plagosur gjatë atentatit, i cili është jashtë rrezikut për jetën në spital.

Pas atentatit, policia gjeti makinën e djegur disa kilometra jashtë qytetit dhe armën e krimit brenda saj. Raportohet se për ekzekutimin e biznesmenit u përdor një kallashnikov.

Në qershorin e vitit të shkuar atij i bënë atentat kur ishte bashkë me bashkëshorten Christina Kloutsinioti, e cila mbeti  e vdekur. Më herët ajo kishte kandiduar për postin e kryebashkiakes së Zakynthosit.

Ishulli është një ndër zonat në Greqi ku punojnë dhe jetojnë një numër i madh shqiptarësh. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion