“Prishtina synon krijimin e Shqipërisë së Madhe”, Vuçiç në OKB: Në vend që të sanksionohet, Kurti shpërblehet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur fjalën në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën.
Ai është ankuar duke thënë se të drejtat e serbëve në veri të Kosovës po cenohet dhe se dhuna ndaj serbëve është vazhdueshme.
Gjatë fjalës së tij, presidenti serb ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjeje me Kosovën, me ndërmjetësim të BE-së, më 2013, dhe sipas tij, janë bërë “11 vjet të premtimeve të pambajtura dhe arsyetimeve, dhe paaftësisë së BE-së për t’i lëvizur gjërat”.
Kur ka folur për çështjen e dinarit, presidenti serb ka thënë se vendimi i Prishtinës zyrtare ua ka vështirësuar përditshmërinë serbëve dhe minoriteteve tjera në Kosovë.
Po ashtu Vuçiç është shprehur se për të gjitha këta në vend që qeveria e Albin Kurti të sanksionohet, shpërblehet vazhdimisht.
“Sot po flasim që t’iu kujtojmë se para 11 vitesh ka qenë marrëveshja më e rëndësishme e firmosur mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel. 11 vite më vonë edhe pse serbët kanë përmbushur detyrimet, asociacioni nuk është në horizont. Për të gjithë serbët në Kosovë, këto 11 vite kanë qenë 11 vite me premtime të papërmbushura.
Më lejoni t’ju kujtoj se kjo seancë urgjente është mbajtur me kërkesë të Republikës së Serbisë, që institucionet e përkohshme të të ashtuquajturit. Kosova e udhëhequr nga Albin Kurti shkaktoi tensione. Serbia i paraqiti Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjithçka që ndodhi, dhunë ligjore, dhunë fizike dhe shënjestrim selektiv të serbëve në Kosovë.
Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vlerësuan se argumentet dhe ankesat tona të dorëzuara ishin në përputhje me faktet. Lëvizjet e pushtetarëve të Prishtinës prekin të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht moshës dhe gjinisë, dhe të gjitha brenda agjendës shoviniste që synon krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Në vend që të sanksionohej, regjimi i Kurtit shpërblehej vazhdimisht. Në të njëjtën kohë, ka pasur represion të vazhdueshëm, ka pasur 16 sulme, të shtëna, frikësim të numrit në rënie të të kthyerve. Heqja me dhunë nga policia e tabelave me emra në gjuhën serbe. Sulmet e vazhdueshme në kuadër të fushatës së persekutimit të serbëve u thelluan, persekutorët e serbëve konfiskuan sasi të mëdha të mjeteve mjekësore në Zubin Potok. UNMIK-ut i mungon saktësia për ngjarjet e kësaj periudhe – tha Vuçiç ndër të tjera.


