Policia e Kosovës fuqizohet me automjete të blindura dhe autoblinda

Kosovë&Rajon

Policia e Kosovës fuqizohet me automjete të blindura dhe autoblinda

Policia e Kosovës është fuqizuar me automjete policore shtesë. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku janë publikuar edhe video.

“Policia e Kosovës (PK), në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit”, ka njoftuar PK.

Policia e Kosovës thotë se  që nga themelimi i saj e deri më sot konform zhvillimeve dhe nevojave policore, ka planifikuar edhe furnizimin me pajisje policore, përfshirë furnizimin me automjete, të cilat shërbejnë si mjete bazë për përmbushjen misionit të PK-së.

Përveç furnizimit me automjete të rregullta patrulluese, Policia e Kosovës konform procedurave të parapara ligjore tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, do të vazhdojë planifikimet e saj për ngritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike e të teknologjisë, me qëllim që në mënyrë sa më profesionale të përmbushë me sukses misionin dhe vizionin e sajë në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit kushtetues”, theksohet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion