Dënimi i ish-deputetit të PD, Flamur Noka: Fatmir Xhafaj është betuar te varri i nënës që Ervin Salianji do të…

Politikë

Dënimi i ish-deputetit të PD, Flamur Noka: Fatmir Xhafaj

Flamur Noka i ftuar këtë mbrëmje në Top Story ka deklaruar se Ervin Salianji është në burg sepse sipas tij guxoi të denonconte vëllanë e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Ai shkoi më tej kur tha se dënimi i tij sot është “porosi” e Xhafajt, duke shtuar se ky i fundit “është betuar te varri i nënës së tij, që sa vite burg do të bëjë Geron Xhafaj në Itali, aq vite burg do të bëjë Salianji në Shqipëri.

A ju shqetëson ju ajo pasaporta me emër të ndërruar, që ikte shëtiste në Itali? Qeveria e Ramës i kishte ndërruar emrin në pasaportë. Ju merreni me përralla ndërkohë që është skemë kriminale.

Fatmir Xhafaj është betuar te varri i nënës që sa vite do bëjë burg Geroni në Itali, aq vite do bëjë Salianji në Shqipëri… Salianji është në burg për fjalën e lirë sepse ka guxuar të denoncojë mafien, një të vërtetë që godiste mafien e familjes Xhafaj.

Por këtu është problem të thuash një të vërtetë. Flamur Noka është njeriu që ka provuar burgun e diktaturës dhe nuk ma ndjen fare për këtë diktaturë këtu. Nuk më hyjnë në sy këta, më duken miza. Salianji sulmoi një familje mafioze”, tha ai.

ME TE LEXUARAT