Zjarri shkrumbon fabrikën e "Alba Shoes" në Kurbin, rrezikohet rruga e banesat

Aktualitet

Zjarri shkrumbon fabrikën e "Alba Shoes" në Kurbin,

Digjet fabrika e kompanise Alba Shoes ne Kurbin si pasoje e nje zjarri te madh qe ka rene mbremjen e sotme.

Flaket masive mesohet se kane nisur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së 29 nëntorit n¡ fabrikën 'Alba Shoes', ndërsa shtëllunga të mëdha kanë mbuluar zonën.

Per mbi 2 orë, zjarrfikës të shumtë po luftojnë për shuarjen e flakëve, i cili favorizohet edhe nga era. Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar nga zjarri, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin e vjetër, Milot-Laç, aty ku ndodhet edhe fabrika.

Për shuarjen e flakëve në Kurbin kanë shkuar edhe zjarrfikës nga qytete të tjera, 3 mjete zjarrfikëse nga Bashkia Tiranë, 1 nga Bashkia Krujë, por edhe nga Mirdita, Lezha e Kamza.

Nuk ka ende nje deklarate apo perfundim ne lidhje me shkakun e zjarrit.

Zjarri shkrumbon fabrikën e "Alba Shoes" në Kurbin,

Një fabrikë këpucësh u përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shullaz të Kurbinit.

Siç duket nga pamjet magazina është shkrumbuar totalisht ndërsa ende nuk raportohet për persona të lënduar por dëme të shumta materiale.

Mjete të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje janë duke luftuar për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Drejt vatrës janë nisur për t’u ardhur në ndihmë dhe 3 mjete zjarrfikëse nga bashkia Tirana dhe 1 mjet zjarrfikës nga bashkia Krujë.

ME TE LEXUARAT