Plagosen me armë zjarri babë e bir, arrestohet agresori, reagon policia
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Kosovë. Në Pejë, dy persona (babë e bir) janë plagosur me armë zjarri.
Policia bën me dije se është arrestuar autori i dyshuar, ndërsa dy të lënduarit ndodhet në spital duke marrë mjekim.
“Pejë / 27.11.2023 – 07:15. Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.