Lëvizje në gjykatën e Lezhës, ja kush u emërua kryetar
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2024, 14:55
Aktualitet

Raportohen ndryshime në gjykatën e Lezhës. Në krye të gjykatës është vënë Lirim Bulica. Bulica zëvendëson Aurel Arapin, i cili ka mbajtur këtë post.
Bulica i është bashkuar gjykatës në tetor të vitit të kaluar. Ai ishte në mesin e 40 magjistratëve të rinj që u betuan vitin e kaluar pasi përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2023.


