Përmirësohet situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Kosovë&Rajon

Përmirësohet situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut duket se po normalizohet. Të paktën kështu u shpreh sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Në fjalën e tij ai tha se është ulur edhe numri i kontrolleve në spitalet e vendit, përfshi edhe Klinikën Infektive, duke bërë me dije se po kurohen 90 pacientë, kundrejt 120 sa ishin më parë.

“Të mërkurën përfundon rekomandimi për mësim online në Strugë dhe Kërçovë, mbetet edhe një javë për Tetovën dhe Gostivarin. Do të mbahet një mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) ku do të vendoset nëse ka nevojë për vazhdimin e kësaj mase. Por është me rëndësi që të theksohet se ulja e numrit të të infektuarve po shënon rënie.

Dje kishim diku 490 raste që do të thotë, nën 500. Po ulet edhe numri i kontrolleve nëpër spitale. Një nga indikatorët më të mëdhenj janë kontrollet në Klinikën Infektive. Nuk kemi numër të madh të pacientëve të hospitalizuar as në Spitalin e Tetovës, momentalisht kemi 90 pacientë përkundër 120 sa ishin më herët. Ashtu që të gjitha këto parametra flasin se situata po përmirësohet dhe këto janë shenja të mira”, tha Filipçe./abcnews

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion