Përleshje në Veri të Kosovës, 6 persona zhdëpin në dru policët kufitarë!

Kosovë&Rajon

Përleshje në Veri të Kosovës, 6 persona zhdëpin në

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mbreti Petri” në Veri të Mitrovicës. Gjashtë persona të nacionalitetit serb u përleshën mes vete, teksa të dehur i sulmuan edhe zyrtarët policorë.

“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, njofton policia.

Nga testi i alkoolit rezultoi se thuajse të gjithë personat e përfshirë në këtë rast kishin konsumuar mbi 1.5 promila:

1. N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰

2. N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰

3. A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰

4. A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰

5. I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰

6. B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion