Yuri Kim: SPAK po sekuestron pasuri, Reforma në Drejtësi po ecën edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan
Lajmifundit
/
2 April 2021, 11:23
Aktualitet

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka dhënë sot një mesazh për SPAK. Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave.
Ambasadorja thekson se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur.
“Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” shkruan Kim.


