PDK akuzon presidenten Vjosa Osmani: Po shkel Kushtetutën

Kosovë&Rajon

PDK akuzon presidenten Vjosa Osmani: Po shkel Kushtetutën

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi në një konferencë për media ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani për mosemërimin e dy përfaqësuesve të partive politike në KQZ, e cila e ka dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.

Gjoshi ka theksuar se PDK i është përgjigjur ftesës së Presidentes Osmani për të nominuar përfaqësuesit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u mbështetur në të drejtën që i jep Kushtetuta e vendit për të emëruar dy përfaqësues në KQZ si grupi i dytë më i madh parlamentar.

“Duke iu bindur Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti, zonja Osmani po bën shkelje të Kushtetutës së Kosovës duke i pamundësuar Partisë Demokratike të Kosovës përfaqësimin e dytë në KQZ si dhe duke mos e njohur të drejtën e subjektit politik VAKAT, më i votuari në radhët e subjekteve të komunitetit boshnjak.”, ka thënë ai.

Sipas Gjoshit, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese, po tentojnë t’ia vjedhin PDK-së përfaqësimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ia ka dhënë Kushtetuta, për t’i bërë vend në KQZ anëtarit të tretë të Vetëvendosjes, që në këtë rast është bashkëpartiakja e Osmanit,  Gresa Bytyqi Kelmendi, e cila ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 80 nga “Lista Guxo.

“Ne jemi të shqetësuar nga faktet e prezantuara në media, që tregojnë se zonja Osmani po shfrytëzon zyrën e Presidencës për nevoja të subjektit të saj politik, iniciativës qytetare “Lista Guxo”. Anshmëria politike e Presidentes Osmani, duke favorizuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe subjektin e saj “Lista Guxo” është e rrezikshme për demokracinë dhe funksionimin e institucioneve të pavarura kushtetuese. Është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës.”/ Lajmi.net

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion