“I ka kaluar 750 mijë euro”, Ermal Mamaqi tregon sa ka shpenzuar për filmin “I love Tropoja”

Showbiz

“I ka kaluar 750 mijë euro”, Ermal Mamaqi tregon sa ka

Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka treguar së fundmi se sa ka kushtuar filmi “I love Tropoja”. Gjatë një interviste të dhënë për “NIN”, Ermali edhe shifrën marramendëse që i është dashur të shpenzojë për të prodhuar “I love Tropoja”.

“Nga pikëpamja e buxhetit që është shpenzuar, investimit në kohë, në financa, por edhe nga organizimi, sepse unë tashmë isha i përgatitur për një sukses.

Kishim një histori suksesi dhe e dinim se si t’i maksimalizonim të gjitha hyrjet ose shfaqjet dhe bashkë me ekipin pata një organizim shumë të madh në shpërndarjen e filmit, por edhe prodhimi ka pasur më shumë aktorë. Ata ishin më me kualitet. Kostoja ka qenë 3-fishi i ‘Dy gisht mjaltë’. I ka kaluar 750 mijë euro për ta prodhuar si film ‘I love Tropoja’”, tha Ermali.

Ndërkohë që në muajin tetor, Ermali do të sjellë një tjetër film që do të jetë i zhanrit komedi. Në të do të marrin pjesë shumë personazhe të famshëm, mes të cilëve Megi Pojani, Klea Huta, Jonida Vokshi etj./iconstyle

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion