Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e deputetëve në Kosovë

Kosovë&Rajon

Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar 90.13% e votave. Më konkretisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 41% të votave, PDK e dyta me 22.37%, LDK e treta me 17,57%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.

Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.

Rezultati deri më tani i jep VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.

Duke qenë kështu, VV-ja është larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion