Osmani: Masat ndaj Kosovës po krijojnë çekuilibër në dialog

Kosovë&Rajon

Osmani: Masat ndaj Kosovës po krijojnë çekuilibër në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që të hiqen masat ndëshkuese që vitin e kaluar Bashkimi Evropian vendosi ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së disa kërkesave që kishin të bënin me shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë një takimi me shefin e zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, atë të Italisë, Antonello De Riu dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë, MathiasConrad, Osmani tha se masat janë “të padrejta” dhe po krijojnë “mungesë ekuilibri në dialog” me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Osmani shtoi se Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së kërkesave të faktorit ndërkombëtar për këtë çështje.

“Heqja e masave do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut parimor ku të dyja palët do të trajtoheshin të barabarta”, tha Osmani, sipas një njoftimi për media.

Verën e vitit të kaluar, BE-ja ndërmori masa ndëshkuese kundër Kosovës, përfshirë anulimin e disa fondeve dhe takimeve të nivelit të lartë, për shkak se Kosova nuk iu bind disa kërkesave të saj për të shtensionuar situatën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Në mesin e kërkesave të BE-së, por edhe Shteteve të Bashkuara ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veriun e Kosovës, pasi ato të prillit të vitit 2023 u bojkotuan nga serbët, gjë që bëri që zgjedhjet në katër komunat në veri të fitoheshin nga kryetarët shqiptarë. Osmani, sipas njoftimit bisedoi për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion