Njohja e pavarësisë, Kurti takohet me homologun grek

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim me homologu grek Kyriakos Mitsotakis. Qëllimi i takimit ishte njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia, sigurisht edhe thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në një njoftim të zyrës së kryeministrit Kurti thuhet se ai u prit në takim nga homologu Mitsotakis, të cilit i tha se “Kosova dëshiron të thellojë marrëdhëniet mes dy popujve, si element i rëndësishëm për qëndrueshmërinë afatgjate rajonale”.
Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka pranuar të njohë pasaportat dhe ka lejuar hapjen e një zyre ekonomike e tregtare të Kosovës në Athinë.


