Një shqiptar zgjidhet kryetar i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut

Kosovë&Rajon

Një shqiptar zgjidhet kryetar i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut

Një shqiptar është zgjedhur në postin e kryetarit të Kuvendit në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për Afrim Gashin nga koalicioni “VLEN”, i cili është votuar në seancë plenare me 76 vota “Pro” dhe 6 vota kundër.

“Kundër” votuan vetëm gjashtë deputetët e së Majtës, ndërsa deputetët e Frontit Evropian braktisën sallën e Kuvendit.

Ish-kryetari i Alternativës, pjesë e VLEN-it, Afrim Gashi, është propozuar për kryetar të Kuvendit me firmat e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM.

Menjëherë pas zgjedhjes, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gashi tha se do vazhdojnë të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve.

“Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve. Urime për të gjithë partnerët dhe miqtë”, shkroi ai pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion