Një grup kosovarësh sulmohet me armë nga serbët, zbardhet ngjarja

Kosovë&Rajon

Një grup kosovarësh sulmohet me armë nga serbët, zbardhet

Një grup kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri. Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha për Gazetën Express.

I pyetur nëse rastin e kanë raportuar në polici, ai tha se rastin e kanë lajmëru në policinë e Zubin Potokut, dhe policia atje paraprakisht kanë qenë të njoftuar me email për ecjen e grupit në atë zonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Incidenti ka ndodhur diku rreth 30 metra largësi, grupi vazhdon me ecë”.

Express ka kontaktuar me policinë Rajonale të Mitrovicës dhe me Prokurorinë, por kanë thënë se nuk kanë informacione për rastin./Gazetaekspres

 

 

ME TE LEXUARAT