Qeveria e Kosovës vijon gërrmimet në Serbi për gjetjen e trupave që nga lufta e Kosovës

Kosovë&Rajon

Qeveria e Kosovës vijon gërrmimet në Serbi për gjetjen e

Në Kizhevak të Rashkës, serbi, qeveria e Kosovës vijon gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Kujtojmë se puna ka nisur që më 5 maj. Zyra e kryeministrisë njofton: “Gjatë këtyre ditëve, me qëllim të krijimit të mundësive për të vazhduar me zhvarrosjen e eshtrave, mbetjeve mortore, të viktimave të luftës, është bërë dekonservimi i terrenit për të filluar me gërmimet vlerësuese, përfshirë edhe largimin e dheut dhe gurëve të hedhur në këtë lokacion të varrezës masive gjatë vitit 1999 dhe vitet e para të pasluftës”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

Në këtë lokacion sipas qeverisë, gërrmimet do vijojnë deri në zhvarrosjen e të gjithë eshtrave të viktimave të luftës që mund të jenë. Kujtojmë se një vit më parë, gërrmimet e para në varrezën masive në Kizhevak janë bërë në fund të vitit të kaluar. Atje u gjetën mbetjet mortore të 4-5 personave. Atëbotë, autoritetet kanë thënë se kërkimet në Kizhevak do të vazhdojnë në vitin 2021, pasi të përmirësohen kushtet e motit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion