Negociatat për anëtarësim, Varhelyi optimist: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, por…

Kosovë&Rajon

Negociatat për anëtarësim, Varhelyi optimist: Shqipëria i ka

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, nga Shkupi, ku u diskutua për negociatat për anëtarësimin në BE, nuk përjashtoi mundësinë që Shqiperia të ndahet nga Maqedonia e Veriut në negociatat për anëtarësim, nëse Shkupi nuk zgjidh mosmarrëveshjet me Bullgarinë.

“Nëse nuk ka marrëveshje në lidhje me Maqedoninë e Veriut, mund të vijë ai moment, kur do të duhet ta shqyrtojmë këtë opsion. Shpresojqë kjo të mos ndodhë.” tha Varheli gjate vizitës në Shkup.

Sipas komisionerit, Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe bisedimet kanë mbetur peng i mosmarrëveshjes se Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. Në nëntor të vitit 2020 Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke i kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion