Rihapet turizmi në Itali, Draghi thirrje ndërkombëtare: Rezervoni pushimet tuaja

Bota

Rihapet turizmi në Itali, Draghi thirrje ndërkombëtare: Rezervoni

Kryeministri Italian Mario Draghi ka lajmëruar se Italia do të rihapet për turistët në gjysmën e dytë të këtij muaji. “Malet tona, plazhet, qytetet, po hapen sërish dhe nuk kam dyshim se turizmi do të rishfaqet më i fortë se më parë. Ka ardhur koha të rezervoni pushimet tuaja në Itali. Presim me padurim t’ju mikpresim sërish”, deklaroi ai.

Kujtojmë se më herët Italia hapi kinematë, teatrot, muzetë, restorantet ndërsa tani qeveria mori një vendim më të madh. Sipas kryeministrit, të gjithë italianët do të mund të udhëtojnë në rajonet portokalli ose të kuqe me një pasaportë të gjelbër kombëtare, në pritje të hyrjes në fuqi të asaj europiane, e planifikuar për në mes të qershorit.

Synimi i kësaj pasaporte të gjelbër europiane është t’u ofrojë atyre që duan të vijnë në Itali “rregulla të qarta dhe të thjeshta” për të garantuar siguri maksimale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion