Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot lamtumira 16-vjeçarit nga Kosova që dyshohet se u ekzekutua me ar'më

Kosovë&Rajon

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot lamtumira
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit Blenis Burim Gashi nga Rahoveci, i cili humbi jetën mbrëmjen e së dielës në rrethana tragjike.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 17:00, në varrezat e reja të fshatit Fortesë.

Policia e Kosovës njoftoi se ishte lajmëruar rreth orës 20:35 për një të mitur të gjetur të shtrirë pranë shtëpisë së tij, me plagë të dyshuara nga arma e zjarrit. 16-vjeçari u dërgua për trajtim mjekësor, por mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

I riu sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe kishte ëndërr të bëhej mjek.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke e cilësuar humbjen e 16-vjeçarit si një dhimbje të madhe për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion