Prokuroria kërkon ”arrest me burg” për Jozefin Markun

Showbiz
Prokuroria kërkon ”arrest me burg” për Jozefin Markun

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ”arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollin, të dyshuar për përfshirjen në dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi.

Kërkesa është depozituar këtë të hënë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Ndaj Markut rëndon akuza për ”Heqjen e paligjshme të lirisë”, ndërsa katër akuza të tjera janë ende në verifikim. Për Nikollin rëndojnë edhe akuzat për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit u sekuestrua municion, ndërsa policia sekuestroi edhe një automjet tip “Land Rover”, që dyshohet se është përdorur në ngjarje. Sipas policisë, dy të dyshuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë dhunuar Kuçin pas një konflikti që dyshohet se lidhej me një fyerje ndaj Markut në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT