Ndalohet në Serbi ish-deputeti i Kosovës, reagon ashpër MPJD

Kosovë&Rajon

Ndalohet në Serbi ish-deputeti i Kosovës, reagon ashpër MPJD

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas të cilës, Agusholli kaloi nëpër Serbi si rrugë tranzit drejt Sllovenisë.

“Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin”, thuhet në njoftim.

MPJD në reagim ka dënuar këtë veprim të autoriteteve serbe duke e quajtur arbitrar.

“MPJD i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim, raporton Klankosova.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion