Vrasja e 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, gruaja e viktimës ndihmoi policinë për identifikimin e autorit

Showbiz

Vrasja e 41-vjeçarit shqiptar në Greqi, gruaja e viktimës

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapajt në Greqi, i cili u gjet i pajetë mes vreshtave në një zonë rurale të Rafinës

Për ngjarjen në pranga ka rënë një 46-vjeçar, pasi viktima, përpara se të ndërronte jetë, e kishte telefonuar gruan e tij, duke i dhënë emrin e autorit, i cili ndodhej në një apartament në Glyka Nera. Përveç kësaj, u arrestuan edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë bashkëpunëtorë.

Vrasësi i dyshuar, gjithashtu me origjinë shqiptare, u gjet në një apartament Airbnb në Glyka Nera, në orën 23:55 të së enjtes, nga oficerët e policisë së DIAS, të cilët nxituan në vendngjarje pasi morën një telefonatë, pa e ditur deri në atë moment se ai ishte personi që po kërkonin.

Por, kur policia e kuptoi se ai ishte një autor i dyshuar, e ndaloi dhe e prangosi. Autori i dyshuar 46-vjeçar akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa dy personat e tjerë akuzohen për bashkëpunim në vrasje me dashje.

Sipas informacioneve, tragjedia filloi të zhvillohej të mërkurën në mëngjes, kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe përshkroi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person specifik, të cilin ajo e përmendi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimi zbuloi se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidë.

Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë në duart e autoriteteve për raste droge.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion