Nafta në Kosovë 1.7 euro, në Shqipëri 220 lekë, pse shqiptarët paguajnë 60-70 lekë më shumë?

Kosovë&Rajon

Nafta në Kosovë 1.7 euro, në Shqipëri 220 lekë, pse

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të karburantit në Kosovë. Pak a shumë një caktimi i ngjashëm me Bordin e Transparencës në Shqipëri.

Sipas çmimeve të përcaktuara, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.70 euro për litër, ose 155 lekë ndërsa benzina 1.53 euro për litër, ose 140 lekë. Ndërkohë, gazi do të kushtojë 0.63 euro për litër ose 57 lekë. Por si është situata në Shqipëri?

Çmimi i naftës po shkon sërish në stratosferë, teksa Bordi i Transparencës nuk duket gjëkundi. Një litër naftë tregëtohet me 219 lekë, në litër benzinë me 199 lekë. Shifra dukshëm më të larta se në Kosovë, ndonëse bizneset e Kosovës vijnë në Shqipëri për furnizim dhe kanë kosto të transportit më të larta.  

Në Shqipëri, çmimi i naftës rëndohet nga një numër më i madh taksash, si akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH-ja që llogaritet mbi totalin. 

ME TE LEXUARAT