“Na tregonte shenjat e dhunës” / Dëshmia tronditëse e kushërirës së shqiptares që u vra nga bashkëshorti në Greqi!

Kosovë&Rajon

“Na tregonte shenjat e dhunës” / Dëshmia tronditëse e

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas vrasjes së shqiptares Esma Meço, nga bashkëshorti i saj. Në një intervistë për mediat greke, një kushërirë e viktimës ka treguar se të afërimit e dinin që 44-vjeçarja abuzohej nga bashkëshorti. Madje sipas saj Esma i kishte treguar edhe foto ku dukeshin shenjat e dhunës.

"Ne e dinim që ai po e abuzonte. I kishim sugjeruar shumë herë që ajo të vinte të qëndronte me ne. Ajo na kishte treguar shpesh foto të shenjave nga dhuna e ushtruar", thotë kushërira e 44-vjeçares.

Sipas saj, të afërmit ishin përpjekur vazhdimisht ta bindnin 44-vjeçaren të largohej nga shtëpia dhe të qëndronte me ta. Megjithatë, ajo pretendon se 53-vjeçari e kishte kërcënuar dhe i kishte kufizuar komunikimin me familjen dhe miqtë e saj.

Ai e kërcënoi dhe nuk e linte të fliste me ne. Ne flisnim fshehurazi në telefon ", shton ajo.

44-vjeçarja u kishte treguar njerëzve të rrethit të saj të ngushtë se bashkëshorti ishte patologjikisht xheloz ndaj saj. Madje, në të kaluarën, gruaja dyshohet se kishte kërkuar edhe shtrimin e tij në spital.

Shqiptarja punonte sezonalisht në ishullin e Thasos dhe ishte kthyer në Rodopi për të kaluar kohë me fëmijët e saj. Vrasja ndodhi mesditën e së mërkurës, kur 53-vjeçari e goditi me thikë në qafë gruan 44-vjeçare , ndërsa vajza e saj 16-vjeçare dhe djali i tyre 19-vjeçar ishin brenda në shtëpi në atë kohë.

E mitura pa nënën të vdiste para syve të saj, ndërsa 19-vjeçari ishte ai që e mori në krahë dhe e çoi në spital për të mos humbur kohë. Megjithatë, ajo nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

Pas vrasjes, Bujar Meço tentoi t'i jepte fund jetës duke pirë benzinë. Ai u transportua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pasi doli nga reanimacioni, autoritetet greke e arrestuan zyrtarisht, ndërsa ai vijon të ruhet nga policia në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak i vrasjes ishte xhelozia, ndërsa 44-vjeçarja kishte nisur procedurat për t'u divorcuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion