Londra nën tymin e zi, zjarr masiv në zonën industriale pranë Wembley-t, zjarrfikësit në betejë me flakët

Bota

Londra nën tymin e zi, zjarr masiv në zonën industriale

Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë industriale në veriperëndim të Londrës, pranë stadiumit Wembley.

Në vendngjarje janë dërguar 20 automjete dhe rreth 125 zjarrfikës, shkruajnë mediat vendase.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen shtëllunga gjigande tymi që ngrihen në qiell.

Më shumë se 70 telefonata janë bërë në shërbimet emergjente për të raportuar zjarrin. Nuk ka ende të dhëna për viktima apo për shkaqet e zjarrit.

Ngjarja mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet po ndjekin me kujdes situatën, ku lufta me flakët vazhdon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion