Përmbytje nga moti i keq, 14 persona humbin jetën në Bosnje-Hercegovinë

Kosovë&Rajon

Përmbytje nga moti i keq, 14 persona humbin jetën në

Vërshime katastrofike në Bosnje & Hercegovinë

Të paktën 14 persona kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut në disa komuna.

Përmbytje nga moti i keq, 14 persona humbin jetën në

Situata më kritike raportohet të jetë në zonën e Jabllanicës, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë.

Për shkak të reshjeve të shiut janë përmbytur disa komuna ndërsa ka probleme nga rrëshqitjet e dherave.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e sotme, qeveria ka vendosur që në komunën e Jabllanicës të angazhohen Forcat e Armatosura në Bosnje.

Ekipe të shpëtimit, njësi të tjera dhe një helikopter i ushtrisë u përfshin në përpjekjet për t'iu ofruar ndihmë popullatës civile në përgjigje ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.

: Pixsell/Denis Kapetanovic

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion