Ministrja spanjolle: S'kemi ndryshuar qëndrim, nuk do ta njohim Kosovën

Kosovë&Rajon

Ministrja spanjolle: S'kemi ndryshuar qëndrim, nuk do ta njohim

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Aranca Gonzalez në takimin me homologun e saj serb Nikola Selakoviç është shprehur se Spanja nuk do e njohë Kosovën.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se ato do të mbështesim edhe më vendosmërisht atë dialog si një mënyrë për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës.

“Spanja i përmbahet parimit të mosnjohjes së Kosovës. Ne e kemi mbrojtur atë pozicion deri më tani, ne po e bëjmë sot dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Ne duhet ta mbështesim edhe më vendosmërisht atë dialog si një mënyrë për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës”, tha ministrja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion