Hyrja në parlament dhe e ardhmja në krye të PD-së, Basha: Do mbledhim provat, pastaj flasim

Politikë

Hyrja në parlament dhe e ardhmja në krye të PD-së, Basha: Do

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke zhvilluar këtë pasdite takim me deputetët e rinj dhe kandidatët jo fitues të 25 prillit.

 Basha iu ka komunikuar deputetëve edhe skenarët sesi do të vijojnë më tej.

Kryedemokrati ka deklaruar se fillimisht do të përfundojnë procesin e mbledhjes së provave për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore dhe më pas do të flasin me forumet për hapat e ardhshëm, duke nënkuptuar këtu hyrjen në parlament apo edhe çështjen e kryetarit.

“Ne duhet të përfundojmë gjithë procesin e mbledhjeve te fakteve për masakrën elektorale në lidhje me zgjedhjet dhe pastaj do të flasim me forumet përkatëse për hapat e ardhshëm,” ka thënë Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion