”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin
Njëri prej mjekëve i cili pati rastin ta takonte sot ish-presidentin Hashim Thaçi që erdhi për vizitë nga Haga, për babain e tij të sëmurë, ka ndarë për publikun emocionet e tij të atyre momenteve.
”Me lot në sy jam, presidentin e kam takuar me lot në sy. Jam krenar që e takova në Klinikën Interne në Kardiologji.
E kam përcjellë deri te shkallët që ka qenë siguri e llahtarshme”, thotë tekniku i Radiologjisë, Selman Rexhepi, transmeton klankosova.tv.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
”Me lot në sy kam qenë beso. Shumë emocione kam pas. Një luftarak i madh i çështjes kombëtare me qenë në Hagë, është shumë e padrejtë”.
Ai në Frontal të T7, edhe tregoi se ish-presidenti Thaçi qëndroi tek babai i tij në QKUK për tri orë, por komunikimin me të pranishmit e pati shumë të kufizuar.
”Shumë shpejt, veç përshëndetje, sepse nuk lejonte EULEX-i”. ”Më duket qëndroi tri orë”. Tutje rrëfeu se prezent në Klinikën Interne ishin edhe dy motrat e ish-presidentit Thaçi.
”Familjarët e përjetuan shumë rëndë. President ka qenë dhe e kemi. Ai me u gjend në burg shumë vështirë e kemi. Trim i trimave”.
Ndër tjera ai foli edhe për gjendjen shëndetësore të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhiut.
”Gjendjen nuk e ka të mirë, por do edhe zoti e ndihma e mjekëve çka mund të bëjnë për të”.