Më 19 korrik takim me Kurtin, flet Vuçiç: Nuk e di nëse do të...

Kosovë&Rajon

Më 19 korrik takim me Kurtin, flet Vuçiç: Nuk e di nëse

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se Serbia shkon në Bruksen më 19 korrik me besimin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai tha se duhet të zgjidhen disa probleme, por shprehet i pasigurt nëse do të ketë rezultat.

“Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiç.

Ky do të jetë takimi i dytë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në takimin e 15 qershorit, dy zyrtarët nuk janë pajtuar për asgjë, por kanë rënë dakord t’i vazhdojnë takimet.

Mosmarrëveshjet midis tyre kanë të bëjnë sidomos me forminin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion