Videoja që u bë virale në rrjet, ushtari francez i propozon të dashurës para paradës

Bota

Videoja që u bë virale në rrjet, ushtari francez i propozon
Video ku një ushtar francez i propozon të dashrurës së tij para fillimit të paradës ushtarake tradicionale në Champs Elysees në përvjetorin e rënies së Bastilles po bën xhiro në rrjete sociale.

Në video ushtari shihet i gjunjëzuar në Saint-Elysee dhe shtypi francez shkruan se kjo është hera e parë që ndodh. Kur ushtari dëgjon “po” nga e dashura e tij, ai i vendos unazën të dashurës, ngrihet, heq maskën e zezë për ta puthur si kulminacionin e zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre.

Ndërsa propozimi për martesë u bë publik dhe ditën e festës kombëtare të Francës , të pranishmit – shumica e tyre ushtarë – filluan të duartrokisnin çiftin që po shijonte puthjen.“Ishte një propozim martese që duket e paharrueshme”, komenton gazeta franceze “Le Figaro”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion