Nuk ka më tolerime në Itali, pa “Green Pass” nuk mund të udhëtosh në tren dhe autobuz

Bota

Nuk ka më tolerime në Itali, pa “Green Pass” nuk mund

Në Itali, nga 1 shtatori e ashtuquajtura Green Pass, apo certifikata shëndetësore, bëhet e detyrueshmë për të udhëtuar me mjetet e transportit në distanca të gjata; si trena, anije, avionë dhe autobusë. Certifikata që dëshmon vaksinim apo test negativ për koronavirus do të jetë gjithashtu e domosdoshme për të ndjekur leksionet në universitet apo për të dhënë mësim në të gjitha shkollat.

Masa, që synon frenimin e përhapjes së pandemisë së covid-19, do të jetë në fuqi të paktën deri në 31 dhjetor të 2021-shit, kur përfundon edhe gjendja e emergjencës. Deri më tani Green Pass, kërkohej për të hyrë në lokalet e mbyllura, pishina, palestra apo stadium. Për shkak të paralajmërimit për protesta kundër certifikatës dhe vaksinimit, autoritetet vendosën të shtojnë kontrollet nga ana e forcave të rendit, në stacione, porte dhe aeroporte.

Luciana Lamorgese, ministre e Brendshme: “Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje me rastin e protestave të lajmëruara në stacionet hekurudhore. Dënojmë ashpër sulmet dhe tonet e papranueshme në rrjet kundër eksponentëve të qeverisë, mjekëve dhe gazetarëve”.

Rrjetet sociale janë të mbushura me kritika dhe sharje ndaj qeverisë, ndërsa lista e atyre që vihen në shënjestër të kërcënimeve sa vjen e zgjerohet. Duhet plumbi, apo një tjetër i pafytyrë për t’u ndëshkuar, ishin mesazhet drejtuar ministrit të jashtëm, Luigi Di Maio. Disa persona janë identifikuar dhe denoncuar për kërcënimet në rrjet./a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion