Masat anti-COVID, radhë të gjata automjetesh në kufirin Kosovë-Shqipëri
Lajmifundit
/
4 September 2021, 19:42
Kosovë&Rajon

Vendosja e masave te reja kufizuese nga Kosova ne kufi, ne kuader te parandalimit te pandemise, ka krijuar radhe te gjata ne pikat kufitare.
Tashme prej me teper se nje jave, ne piken kufitare te Morinit ne Kukes, krijohen radhe te gjata automjetesh.
Shkak eshte bere vendosja e kriterit per kalimin ne kufi me vertetim vaksinimi, test negativ anti covid, ose vertetim per kalimin e semundjes.
Procedurat kane zgjatur kohen e perpunimit te udhetareve dhe automjeteve duke krijuar radhe qe bllokojne levizjen per ore me radhe, sic duket edhe ne keto foto te publikuara nga Asllan Bajrami.


