Bisedë telefonike me senatoren e amerikës, Kurti zbulon bisedën

Kosovë&Rajon

Bisedë telefonike me senatoren e amerikës, Kurti zbulon bisedën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mësohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatoren amerikane, Joni Ernst. Kryeqeveritari i Kosovës tha se në fokus të bisedës ishte mbështetja e Senatit Amerikan ndaj vendit dhe Ushtrisë së Kosovës, për të cilën shkruan se kjo e fundit po transformohet në një ushtri profesionale.

Lajmi u bë me dije nga vetë Kurti përmes një postimi në tëitter. “Ishte kënaqësi të bisedoj me senatoren Joni Ernst, e cila është përkrahëse e palëkundur e Kosovës në Senatin e ShBA-së. Ajo është nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit dhe bashkudhëheqëse e Grupit të Senatit për Çështjet Shqiptare. Ajo ka luajtur rol jetik në forcimin e Forcave tona të Sigurisë…

E falënderova atë për përkrahjen e vazhdueshme për Forcat tona të Sigurisë, të cilat janë duke u transformuar në një ushtri profesionale, duke punuar në krah me Shtetet e Bashkuara për promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë”, shkruan Kurti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion