Kryeministri i Izraelit falenderon Albin Kurtin

Kosovë&Rajon

Kryeministri i Izraelit falenderon Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar nga kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, përgjigje në letrën që ia pati dërguar atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës. Në letër, kryeministri Kurti ka shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj.

Duke iu falënderuar për letrën, kryeministri Bennett shprehet mirënjohës që Kryeministri Kurti ka ndarë pikëpamjet e tij me të dhe me liderët tjerë botërorë lidhur me temën e rëndësishme dhe delikate të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Kryeministri i Izraelit falenderon Albin Kurtin

“Izraeli me kënaqësi do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore, si dhe do t’ju ndihmojë në përkushtimin e vëmendjes për to, si dhe për shndërrimin e tyre në një destinacion turistik. Ne kemi një përvojë të madhe me objektet tona kulturore në Izrael, e sidomos në Jerusalem, dhe atë që ne e dimë në këtë aspekt, me kënaqësi do ta ndajmë me ju,” thuhet në letër.

Kryeministri i Izraelit falenderon Albin Kurtin

Në emër të Qeverisë së Izraelit, kryeministri Bennett, shprehë falënderimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem./lajmi.net

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion