“Hajde pijmë kafe”, zbardhen detaje sesi shqiptarët vodhën pasanikët e Dubait në Greqi

Detaje të reja janë publikuar nga mediat greke, në lidhje me operacionin e policisë kundër një grupi të rinjsh me origjinë nga Shqipëria, të cilët vidhnin pasanikët në ishullin e famshëm grek, Mykonos.
Mësohet se shqiptarët kishin si armë të fortë në planin e tyre fjalinë “hajde pijmë kafe”.
Mediat shkruajnë se policia ka sekuestruar më shumë se 300 mijë euro cash, telefona, çanta dhe bizhuteri të shtrenjta, të cilat ia kishin marrë miliaderëve që vizitonin Mykonosin. Sipas mediave, një ndër rastet më të famshme ishte futja në vilën e marrë më qira nga një miliarder 37-vjeçar nga Dubai, të cilit i morën para, bizhuteri dhe dy telefona të shtrenjtë. Të njëjtin fat pati edhe një tjetër miliarder nga Libani, vila e të cilit po ashtu u vodh nga grupi në fjalë.


