Kryeministri i Holandës dhe i Luksemburgut vizitë në Kosovë, priten nga Kurti në qeveri
Lajmifundit
/
4 Korrik 2023, 10:42
Kosovë&Rajon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në qeveri kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe homologun nga Luksemburgu Xavier Battel.
Duke u uruar mirëseardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës.
Pas kësaj dy kryeministrat janë takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Më tej pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.


