KQZ mbyll numërimin e votave, Vetëvendosja fiton 41%, PDK 22, LDK 17 për qind!

Kosovë&Rajon

KQZ mbyll numërimin e votave, Vetëvendosja fiton 41%, PDK 22, LDK 17

Ka përfunduar numërimi i votave në Kosovë, teksa ditën e nesërme pritet që të numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qendror  Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se partia e parë në renditje është Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, që ka grumbulluar rreth 41% të numrit total të votave.

Në vendin e dytë renditet PDK me 22.16% të votave dhe pas saj LDK me 17.6% të votave.

Po ashtu, në vendin e katërt renditet AAK me 7.46% të numrit të votave, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave, raporton Rel.

KQZ mbyll numërimin e votave, Vetëvendosja fiton 41%, PDK 22, LDK 17

Ndërkohë pritet që të nisë edhe numërimi i votave të diasporës, e cila ka votuar në kutitë e vendosura në ambasada dhe konsullata, si edhe votat e dërguara me postë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion