Shpërthen bombola e gazit, merr zjarr kati i tretë i pallatit në Gjirokastër!

Një bombël gazi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në katin e një pallati në Gjirokastër.
Mësohet se si pasojë e flakëve në pallatin pranë lagjes 18 shtatori, çifti i të moshuarëve P.K dhe A.K janë dërguan në spital për ndihmën e parë.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit.
"Gjirokastër/Informacion paraprak. Në katin e tretë të një pallati në lagjen "18 shtatori", për shkak të shpërthimit të një bomble gazi ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. K.
Nga tymi janë asfiksuar çifti i të moshuarëve P. K., dhe A. K., të cilët u dërguan në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje shkuan forcat e Policisë dhe evakuan banorët e tjerë të pallatit.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.


