Kosovë, era e fortë shkul çatitë e shkatërron makinat

Kosova nuk po gjen qetesi nga moti i keq.
Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar dëmet e para. Shiu, erërat e forta dhe rrufeja kanë dëmtuar në rrjetin elektroenergjetik në Prishtinë.
Në rrugën “Agim Ramadani”, është rrëzuar një lis, ndërsa një pjesë e kësaj rrugë është me ujë. Kjo ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Në lagjen “Bregu i diellit”, erërat shkulur çatinë e një ndërtese, e cila ka rënë dhe dëmtuar disa makine.
Ndërsa, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, era dhe shiu kanë sjellë dëmtimin e një shtylle ndriçuese të rrugës.
Javen e kaluar dy viktima u shenuan ne rajonin e Pejes si pasoje e permbytjeve dhe vershimit te inerteve per shkak te prurjeve te konsiderueshme te ujit.

Pullazi ra e katër vetura u dëmtuan. Por, përpos dëmeve materiale, stuhia që e përfshiu pasditen e së shtunës lagjen “Bregu i Diellit” e edhe pjesë të tjera të Prishtinës, fatmirësisht nuk la të lënduar.
E banorët thonë se çatia ishte e një ndërtimi pa leje në objekt, raporton Klan Kosova.
E përpos policisë e zjarrfikësve, në vendin e ngjarjes dolën edhe inspektorët e ndërtimit.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se ata janë duke e bërë procesverbalin dhe çdo shkelje do të evidentohet e gjobitet.
Ai bëri të ditur se ishin lajmëruar paraprakisht se mund të ketë një stuhi në kryeqytet, andaj ishin në gjendje gatishmërie.
Derisa pati edhe lisa të rrëzuar në rrugën “Agim Ramadani” si dhe në atë “Luan Haradinaj”. Kështu ishin 6 raste në total ku u desh të intervenojnë zjarrfikësit pas shiut e erërave, raporton klankoksova


