Zbardhen detaje nga ngjarja te "5 maji", të rinjtë u përleshën, u canë me xhama

Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur mbremjen e sotme tek 5 Maji ne kryeqytet.
Policia ben me dije se pesë persona, shumica të rinj janë përfshirë në një sherr me sende të forta mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjin “5 Maji”.
Në incidente janë përfshirë 3 djem që po lëviznin në këmbë me dy të tjerë që ishin në lëvizje me një makinë.
Sherri ka nisur për shkaqe banale, për bllokimin e rrugës.
Të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta ( me xham) dhe dy prej tyre janë dëmtuar, një në krah e tjetri në këmbë, por nuk raportohet të kenë probleme për jetën.
Makina është bllokuar nga policia dhe po punohet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.
Sherr me thika në Tiranë, plagosen dy të rinj te "5 maji", arratiset autori

Dy persona jane plagosur ne Tirane.
Dy personat janë plagosur lehtë gjatë një sherri në rrugën “5 Maji” në Tiranë rreth orës 20:15.
Mësohet se drejtuesi i një mjeti me iniciale A.D. është konfliktuar me dy të rinjtë E.Sh. 29 vjeç dhe J.Ç. 26 vjeç, duke i goditur këta dy të fundit me xham.
Për pasojë ju ka shkaktuar lëndime. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit braktisi makinën në vendngjarje dhe u largua. Ai është shpallur në kërkim nga policia.



